Të keqen ktheje me të mirë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

“Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në
mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të
bëhet mik i afërt. Mirëpo këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të
durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të
lartë.” (Fussilet: 34., 35.)

Trasnmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Betohem në Allahun, në
duart e të cilit është shpirti im, se nuk do të hyni në Xhenet, derisa nuk
duheni ndërmjet vete (nuk jeni të mëshirshëm).” Shokët e tij thanë: “Të gjithë
jemi të mëshirshëm, o i Dërguar i Allahut”. I Dërguari i Allahut (a. s.) tha: “
Mëshira për të cilën e kam fjalën unë, nuk është mëshira që kuptoni ju, mëshirë
vetëm ndërmjet jush. Por, është mëshirë që i përfshin të gjitha krijesat, po,
mëshirë që i përfshin të gjitha krijesat!”

Bekr ibn Abdullah duke i këshilluar njerëzit të jenë të butë dhe të jene falës tha: “O njerëz, shuajeni zemërimin tuaj duke kujtuar zjarrin e xhehenemit!”

Ndërsa Ebu Derda r.a. ka thënë: “Derisa është i zemëruar njeriu është
më afër zemërimit të Allahut.”

Përshtati: Arsim Dauti

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-