- Ndonjëherë punojmë shumë, nga dita në ditë, bëjmë
punë të ndryshme të cilat shpesh nuk vlerësohen siç duhet. Në kësisoj situata
si ilaç na vijnë fjalët e Zotit nga sureja Tevbe: “Dhe thuaj:
“Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e
besimtarët, e më vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehtës dhe të dukshmes,
e do t’ju njoftojë për atë që vepruat” (105). Allahu do ta shoh mundin tonë, kjo është më e
rëndësishmja, dhe nëse jemi të sinqertë në punët tona dhe i bëjmë siç duhet ato
do t’i shohin edhe ata që duhet. Allahu
na thotë se janë besimtarët ata që do t’i shohin punët e sinqerta, pra do t’i shohin njerëzit e mirë.
- Në suren Junus (12) Allahu i Madhërishëm thotë
se njeriun kur e godet ndonjë bela ai lutet shumë, ndërsa kur belaja i kalon ai
harron Allahun xh.sh. Edhe pse kjo është praktikë e atyre që nuk besojnë
sinqerisht në Allahun, kjo praktikë mund të gjendet edhe tek muslimanët. Një
rregull i artë në bazë të hadithit është, se ai që e kujton Allahun në mirësi, Allahu do
ta kujtoj kur të jetë në fatkeqësi.
- Duhet të kemi kujdes të mos jemi me fytyra të mrrolura
përballë këtyre sprovave. Njeriu mund të vij i nervozuar, i lodhur dhe shqetësuar
në shtëpi, mirëpo kjo sprovë është e tija dhe nuk është sjellje e mirë që edhe
tjerët duhet ta përjetojnë sprovën e tij, e cila mund të jetë sprovë për të,
por edhe dënim. Disa nuk i shqetësojnë tjerët fizikisht apo verbalisht, por fytyrat
e mrrolura e bëjnë ambientin jo komod. Fytyra e mrrolur është cilësi e atyre që
fytyra të tilla do të kenë në Ditën e Gjykimit (Junus 27), pra pse të kemi një
pamje të tillë?
Preporod.com
Përktheu: A. D. Islampress
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.