- Allahu ka premtuar se do ta mbroj Kuranin dhe ky është
i vetmi institucion i muslimanëve që besueshmëria e tij është ruajtur plotësisht
pa marrë parasysh sa vihet në dyshim nga jomuslimanët por edhe muslimanët. Ta
lusim Zotin me emrin El- Hafidh. Ta lusim Atë që të na ruaj neve dhe familjet
tona sepse asnjë sistem sigurie nuk mund të jetë i besueshëm në këtë botë.
- Muslimanët do duhej të kenë një disiplinë të veçantë:
një analizë serioze për atë që konsiderohet e bukur. Jo nga aspekti estetik,
por analizë e thelbit të asaj që konsiderohet e bukur në momente të caktuara.
Pse? Sepse metoda e shejtanit është: Unë do t’ua paraqes atyre veset si gjëra të
bukura!”
- Sot gjithnjë e më shumë po na thuhet të mbrojmë
bletët, sepse pa ta mbijetesa e njeriut është në pikëpyetje. Ajo është begati të
cilën njerëzit gati se nuk e vërejnë, përveç shkencëtarëve të cilët paralajmërojnë
rrezikimin e saj. Allahu xh. sh. e përmend bletën sipas së cilës emërtohet edhe
një sure e këtij xhuzi, ndërsa njeriu nuk i jep rëndësi kësaj. Vetëdija jonë për
Zotin, kur nuk jemi ën gjendje të bëjmë dhikr, të falemi apo të lexojmë Kuran,
duhet të jetë meditimi për të gjitha begatitë që Zoti na i ka dhënë në këtë botë.
Allahu xh.sh. ua përmend njerëzve begatitë që janë për të gjithë njerëzit, ndërsa
neve nuk un kushtojmë rëndësi derisa t’i humbim ato.
Preporod.com
Përktheu: A. D.
Islampress
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.