Tre mësime nga xhuzi i 16

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj
  • Në suren Merjem në dy vende theksohen cilësitë e fëmijëve që janë të dashura për Allahun. Në fakt, ekzistojnë fëmijë që u ndihmojnë prindërve, në aspektin material u ofrojnë gjithçka, mirëpo u mungon ajo që iu dha të dërguarve të Zotit, Isait a.s. dhe Jahjas. a.s. Allahu i Madhërishëm na tregon se këto dy pejgamber nuk do të jenë arrogant dhe të pasjellshëm. T’i vlerësojmë këto dy cilësi tek fëmijët nëse i kanë dhe ta lusim Zotin të nderohemi me fëmijë të tillë.
  • Musa a.s. tha një lutje të cilën mund ta lexojmë
    para provimeve, paraqitjeve publike dhe raste tjera kur flasim para njerëzve. Në
    suren Ta’ha,  Musa thotë: ” Ma
    zgjero gjoksin tim!”  Dhe më lehtëso
    në këtë punë timen!  Ma zgjidh nyjen e
    gjuhës sime!
  • Lutja tjetër në këtë xhuz për të cilën kemi shumë
    nevojë, është lutja të cilën Allahu xh.sh e porosit Muhamedin a.s.: Rabbi Zidnii
    ilmaa” – Zoti im, ma shto/zgjero 
    diturinë! Edhe pse ekzistojnë mendime se njeriu nëpërmjet diturisë
    zgjerohet/ avancohet, mendimi më i mirë është se dija zgjerohet, shtohet.
    Megjithatë, me këtë edhe vet njeriu në saje të diturisë ritet dhe zgjerohet në
    sytë e tjerëve. Në radhë të parë njeriu duhet të ketë njohuri për fenë, pastaj
    gjatë gjithë jetës së tij duhet të mësoj dije të ndryshme që do të jenë të dobishme
    për fenë, jetën dhe njerëzimin. I Dërguari i Allahut iu lut Zotit ta ruaj nga
    dituria që nuk bën dobi.

Preporod.com

Përktheu: A. D.
Islampress

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-