Opoja.net

Tre mësime nga xhuzi i 21

Tre mësime nga xhuzi i 21
  • Me krishterët dhe hebrenjtë, muslimanët nuk duhet të debatojnë për fenë, por nëse vijnë deri tek diskutimet Allahu na porosit që të drejtëve dhe qëllimmirëve pre tyre tu themi:  “Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.” Universaliteti  është karakteristikë e Islamit që muslimanët duhet ta theksojnë në vend të mbylljes së dyerve të mirëkuptimit me deklarata se krishterët dhe hebrenjtë janë në xhehenem. Tek çdo person që i përmbahet parimeve të feve monoteiste gjendet një besimtar. Atë duhet ta shohim, ta zbulojmë dhe të bisedojmë si është më së miri.
  • Në suren Rum flitet për premtimin e Allahut se bizantinët do t’i mundin persianët. Sado që në Kuran ka tregime dhe detaje për popujt e mëparshëm dhe të civilizimeve që ishin afër kohës kur jetoi Muhammedi a.s. Kurani nuk është një libër historik, qëllimi i të cilit do të ishte kronologjia e popujve. Kur’ani e fton besimtarin të merret me thelbin dhe vlerat sipas kontekstit. Ashtu siç i Dërguari i Allahut s.a.v.s. nuk jetoi fatin, historinë dhe kulturën e popujve të tjerë, por mësoi nga historia dhe ngjarjet e përmendura në Kur’an, kështu edhe muslimanët e kohës së sotme duhet të mësojnë nga historia dhe ngjarjet e kohës së Pejgamberit a.s. Pikërisht kuptimi i Islamit në mënyrë kontekstuale i jep atij një të ardhme universale dhe të ndritshme në çdo kohë dhe hapësirë.
  • Sado që të racionalizojmë çdo fenomen në jetën tonë,
     nuk duhet të harrojmë ajetin që gjendet
    në xhuzin 21 ku Allahu thotë: “Për shkak të veprave (të këqija) të
    njerëzve, janë shfaqur në tokë e në det të zeza (bela, skamje, katastrofa,
    humbje e bereqetit etj.), e për ta përjetuar ata një pjesë të asaj të keqeje që
    e bënë, ashtu që të tërhiqen (nga të këqijat).” (Rum 41)

Preporod.com

(Islampress)

Gjyshe, çka është Kurani?

Opoja.net

Me 13 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

Opoja.net

Nëna, nëna, nëna!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net