Tregim këshillues: Një model i lutjes për bashkëshortin

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Një burrë goditi gruan e tij dhe ajo ndërsa qante tha: Unë do të shkoj të ankohem për ty!

Ai u përgjigj: E kush tha që unë do të të lë të dalësh jashtë?!

Ajo tha: A mendon se do të më ndalosh?!

I tha gruas me habi: Bëj çfarë të duash.

Ajo u drejtua për në banjë dhe kur ajo hyri, ai mendoi se gruaja mund të ikte nga dritarja e saj.

Kështu që ai vrapoi duke dale jashtë dhe priti pranë dritare së banjës, por ajo nuk doli, kështu që u kthye brenda dhe qëndroi te dera.

Kur doli pa që ajo ishte e lagur për shkak të abdesit.

Ajo tha: Unë do të ankohem te Ai që më bëri bashkëshorten tënde, kështu që as dritaret e tua, as dyert, as telefonat e mi që m’i ke ndaluar nuk do të më pengojnë nga Ai, pasi dyert e Tij nuk mbyllen kurrë …

Ai u largua nga ajo dhe u ul në heshtje duke menduar.

Ajo filloi duke u falur dhe e zgjati shumë sexhden duke u lutur dhe kur mbaroi i ngriti duart prapë për dua, ai shkoi drejt saj dhe ia kapi duart e i tha: A nuk të mjaftoi që u lute kundër meje në sexhde?

Dhe shtoi: “Për Zotin,” e bëra në një moment zemërimi dhe nuk e kisha me qëllim!

Ajo i tha: Dhe kjo është arsyeja pse unë nuk u mjaftova duke u lutur për ty e duke u lutur kundër djallit.

Unë nuk jam mendjelehtë që të lutem kundër burrit tim, të cilin e dua si sytë e ballit.

Sytë e tij lotuan dhe i puthi duart e saj duke i thënë: Unë të premtoj se nuk do të të bëj keq pas ditës së sotme.

“Bëhu robëresha e tij, që të bëhet shërbëtori yt.”

“Tregoni butësi ndaj kristaleve – grave – o burra.”

Burri është “kurorë” mbi kokën e gruas! Dhe kurora mbahet vetëm nga një “mbretëreshë,” prandaj vendoseni gruan si “mbretëreshë” në zemrën tuaj, që ajo t’ju vendos “kurorë” në kokën e saj.

Dr. Adil Fejda

(islamgjakova)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-