Tri gjëra duhet të përmbahen: Gjuha, shpirti dhe nervat.
Tri gjëra duhet të mbrohen: Feja, nderi dhe vatani.
Tri gjërave duhet t’u ikim: Lajkatimit, thashethemeve dhe shpërdorimit.
Tri gjëra duhet të largohen: Zilia, sherri dhe tallja e tepërt.
Tri gjëra janë të mrekullueshme: Dashuria, heshtja dhe falja.
Tri gjëra janë të domosdoshme: Vdekja, ajri dhe uji.
Tri gjëra janë të qortuara: Gënjeshtra, budallallëku dhe mendjemadhësia.
Tri gjëra janë të dashura: Devotshmëria, çiltërsia dhe trimëria.
Tri gjëra janë të shkëlqyera: Besnikëria, sinqeriteti dhe përpjekja.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.