Opoja.net

Urime 20 vjetori hoxha Nail

Me 1 shtator ’97
Allahu e begatoi këtë fshat
Filloi punën hoxha i nderuar
Fjalën e Allahut për të na mësuar.
Nuk harrohen ato ditë të ftohta
Kur zemrat tona ishin shumë të ngrohta
Me shumë dashuri drejt xhamisë vraponim
Të shkonim namazin ta mësonim.
Me fytyrë të qetë e me butësi
Na bëre për Allah të ndiejmë dashuri
Me shumë durim afër 20 gjenerata
I bëre dijetarë të fjalëve të arta.
Na edukove që namaz të falim
Se një ditë para Zotit do të dalim
Diturinë e kishe të vetmin qëllim
S’kërkove para as ndonjë shpërblim.
Sa herë që vijnë festat e Bajramit
Ke synim sofrat e varfërisë
Sa herë vjen muaji i Ramazanit
Forcove raportet mes vëllazërisë.
Ndodh gëzim apo hidhërim
Ashtu Zoti si e ka caktuar
Gjithmonë në çdo organizim
I pranishëm për të kontribuar.
Afërsi me pleq e t’ri
Në namaz e në bisedime
I hapur për çdo njeri
Allahu të dhashtë shumë shpërblime.
Sot 20 vjetorin e punës
Hoxha jonë feston
E në emër të gjithë fshatit
Mbarësi në punë i uroj.
Mirësi të pafundme Zoti të dhuroftë
Shëndeti e mbarësia çdoherë të shoqëroftë
Ne gjithmonë Kur’anin udhërrëfyes do ta kemi
E sa të kemi jetë falendërues do të jemi.
(Punoi: Qëndresa Tahiri;
Recitoi: Eljesa Mehmeti, me rasitin e 20 vjetorit tim si hoxhë në fshatin Zaplluxhe, ditën e Kurban Bajramit, 01.09.2017).

Sot doli nga shtypi libri “Fshati Kuk – sprovë për monografi” e autorit Nexhat Ajdini

Opoja.net

Poetët

Opoja.net

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net