Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Ushqimet që e luftojnë aneminë
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Kërko
  • Lajme
  • Opoja
  • Artikuj
  • Ekonomi
  • Sport
  • Kultura
  • Kuzhina
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Lëmsh
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Ushqimet që e luftojnë aneminë

Opoja.net Opoja.net 21:54 - 21/10/2020 Shëndeti
Ndaje

Anemia prek miliona njerëz. Në mesin e tyre shumica janë femra. Ndjenja është gjithsesi e keqe dhe përveç ilaçeve, për ta luftuar aneminë gjithashtu mund ta ndryshoni dietën.

Çfarë ndodh në trupin tonë? Anemia shfaqet kur numri i rruazave të kuqe të gjakut është shumë i ulët dhe niveli i hemoglobinës në gjak bie poshtë normales.

Hekuri dhe proteinat janë të domosdoshme, është e nevojshme që trupi të furnizohet me oksigjen dhe ushqyes.

Simptomat kryesore janë plogështia, por shfaqen edhe ndjenjat e therjeve si të gjilpërave në duar dhe këmbë, pavullneti, depresioni, kujtesa e dobët; nuk keni hekur të mjaftueshëm, ju mungon vitamina B12 ose acidi folik; jeni më të ndjeshëm ndaj infeksioneve…

Kjo është arsyeja se pse duhet ta pasuroni dietën tuaj me ushqime të pasura me hekur, vitaminë B12 dhe acid folik.

Ja disa sugjerime.

Ushqimet kundër anemisë

Soja dhe drithërat

Shumica e bimëve leguminoze janë të pasura me hekur, por ato duhet të zgjidhen me kujdes, sepse disa përmbajnë acid fitik, i cili e vështirëson absorbimin e hekurit. Megjithatë, këtë mund ta zgjidhni duke i zhytur drithërat në ujë gjatë natës.

Megjithatë, nga këto perime leguminoze soja është më e mira për anemi. (Sigurisht, bëni kujdes se çfarë soje blini, sepse sojë OMGJ (Organizma të Modifikuar Gjenetikisht) ka më së shumti në treg).

Gjysma e kërkesave ditore për hekur sigurohet me vetëm një filxhan sojë të gatuar. Ajo ka pak yndyrë dhe shumë proteina.

Drithërat integrale përveç hekurit përmbajnë edhe acid fitik, por buka nga gruri integral bëhet pas fermentimit të kokrrës, kështu që niveli i acidit të lartpërmendur bie. Kjo bukë është zakonisht një zgjidhje më e mirë për shëndet se buka e zakonshme, ndërsa atë mund ta bëni edhe vetë dhe ta përzieni me miell misri.

Në dietë është e këshillueshme të përfshini edhe kuinoa, e cila është një zëvendësim i mirë për orizin.

Mishi
Mëlçia (e derrit, pulës, gjeldetit, lopës…) është një burim i pasur i hekurit, por edhe mishi i pastër i kuq. Trupi përmes këtij ushqimi më lehtë e absorbon hekurin, ndërsa do të siguroni dhe vitaminë B. Për shembull, mëlçia e viçit ka më shumë se 600 për qind të nevojës tuaj të përditshme të hekurit dhe vitaminës B12.

Perimet

Konsumoni edhe kungull dhe fara kungulli. Spinaqin kurrsesi mos e anashkaloni, sepse është i pasur me një mori të vitaminave dhe ushqyesve. Nëse mund të gjeni hithra, kjo është një zgjedhje më e mirë. Ato kërkoni në vende të pastra dhe të pandotura. Edhe pse, është gjithashtu e dobishme të pini çaj nga hithrat – një filxhan në ditë.

Domatet duhet të jenë më shumë zgjedhje për sallatë, sepse përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin e hekurit. Pini lëng të domateve në vend të kafesë, e cila mund ta ngadalësojë absorbimin.

Nga sallatat përdoreni edhe panxharin (të zier ose në pijet smoothie). Atë gjithashtu mund ta imtësoni dhe shtrydhni, dhe ta pini lëngun e freskët, por në qoftë se shija është e pakëndshme, përzieni me lëng të mollës, portokallit ose limonit. Panxhari e pastron trupin, dhe, natyrisht, është i pasur me hekur.

Frutat

Shega është plot me vitaminë C, A dhe E, fibra, kalium dhe hekur. Konsumojeni atë të freskët ose në formë të lëngut, transmeton Koha.net. Hani kajsi të thata, të cilat janë të pasura me hekur, por edhe rrush të thatë.

Mund të konsumoni edhe fruta të pasura me vitaminë C, për t’u siguruar që trupi juaj mund ta pranojë më mirë hekurin.

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




Opoja.net 21:54 - 21/10/2020 21:54 - 21/10/2020

Rubrika për Opojën

Tensionet në Veri të Kosovës, NATO vendos në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë
20:29 - 31/05/2023
KF Opoja u kualifikua në Ligën e Dytë të Kosovës, fton tifozët për të festuar!
19:42 - 22/05/2023

Blogu i ditës

LIVE
Tensionet në Veri të Kosovës, NATO vendos në gatishmëri të lartë edhe një batalion rezervë
20:29 - 31/05/2023 Opoja
Kurti në Bratisllavë flet për tensionet në veri, tregon qëndrimin e Kosovës
15:10 - 31/05/2023 Kosova
Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë
12:32 - 31/05/2023 Sport
Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë
11:34 - 31/05/2023 Kosova
Situata në veri – Mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
19:07 - 29/05/2023 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Shëndeti

Disa nga vetitë e lajthive që ndikojnë në shëndetin tonë

1 Min. Leximi
Shëndeti

Qepa lufton rënien e flokut

1 Min. Leximi
Shëndeti

Ushqim të shëndetshëm për mendje të shëndoshë

6 Min. Leximi
Shëndeti

Nuk do ta besoni, fasulet i shërojnë këto sëmundje

4 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?