Vaksinimi i mjekëve të Kosovës është duke vazhduar edhe sot në Kukës të Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook.
“500 mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës. Edhe sot në ditën e dytë, do të vijojë vaksinimi me stafet mjekësore të vijës së parë”, shkroi ajo.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.