I Dërguari i
Allahut s.a.v.s ka thënë: “Pasuesit e mi do të hyjnë në xhenet me mëshirën
e Zotit, pastaj me pastërtinë e zemrave të tyre dhe ndjenjën e mëshirës për të gjithë
muslimanët, e nuk do të hyjnë në xhenet vetëm për shkak të namazit dhe agjërimit
të shumtë.”
Është thënë se në
Ditën e Kiametit melekët do të thonë:
Tani le të ngrihet ai të cilit Allahu i premtoi
se do ta shpërblej Vet Zoti! Dhe atëherë
do të ngrihet vetëm ai që ofroi ndihmë vëllaut të vet kur kishte nevojë,
ai që e fali vëllaun e vet për padrejtësinë
që ia kishte bërë dhe ai që vëllaut të
vet i dha nga mirësitë që Allahu i
kishte dhënë atij.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.