VV inicion ligjin që ua ndalon fëmijëve përdorimin e pijeve energjike

Opoja.net Opoja.net Kosova

Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar se Kosova shumë shpejt mund t’ua ndalojë me ligj fëmijëve blerjen e pijeve energjike.

Fitore Pacolli e Milazim Salijaj kanë njoftuar se kanë kërkuar nga Drejtoria për Hulumtime brenda Kuvendit për të parë se si është e rregulluar kjo çështje në vendet e rajonit dhe në Evropë.

“Është tepër shqetësuese kur sheh fëmijë 7-13 vjeçar që konsumojnë pije energjike. E është edhe më shqetësuese kur ata arrijnë të blejnë në sasi nga 1 deri në 2 litra. Para dy viteve u pata shokuar kur në një market disa djem 10-11 vjeçar po prisnin në radhë të paguanin pijet energjike me sasi 1 litërshe. Ata ishin në pushim të gjatë të shkollës. Në 2019 pata premtuar që do të marr iniciativë në Kuvend për të bërë ndryshimet ligjore rreth përdorimit të pijeve energjike tek personat nën moshën 18 vjeçare. Por, për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër të asaj legjislature nuk kam arritur ta bëjë këtë. Tani, bashkë me deputetin Milazim Salijaj kemi kërkuar nga Drejtoria për Hulumtime brenda Kuvendit një hulumtim se si është e rregulluar përdorimi i pijeve energjike në vendet e rajonit dhe në Evropë. Bashkë me Milazimin do të fillojmë propozimet për ndryshime ligjore të paraprira nga disa hulumtime të nevojshme, diskutime publike dhe fushatë për vetëdijësim në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe institucionet përkatëse”, ka thënë Pacolli në një postim në Facebook.

Pacolli ka marrë për shembull Shqipërinë te e cila ndalohet shitja e pijeve energjike tek personat nën moshën 18-vjeçare, publiciteti në mediat vizive, ofrimi i pijeve energjike nga të rriturit te të miturit, shitja pa verifikim me dokument identifikues dhe përdorimi i tyre dhe reklamimi në institucione arsimore.

Maqedonia s’ka ligj të tillë, por ka iniciuar ndryshimin e ligjit për ndalimin e pijeve energjike për personat nën 18-vjeç.

Ndërsa në Evropë, kjo çështje është e rregulluar me legjislacion kombëtar në të gjitha vendet.

The post VV inicion ligjin që ua ndalon fëmijëve përdorimin e pijeve energjike appeared first on FaktePlus.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-