Pejgamberi lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të ka thënë:
Zoti im më ka porositur nëntë gjëra e unë ju porosis edhe juve:
– Më ka porositur të jem i sinqertë në punët e fshehta dhe ato të dukshme,
– të jem i drejt kur të jem i disponuar dhe kur të jem i hidhëruar,
– të jem i matur (mos të harxhoj pa nevojë) kur të jem i pasur dhe kur të jem i varfër.
– T’ia fali hakun atij që më ka dëmtuar,
– t’i jap atij që më ka refuzuar,
– ta vizitoj atë që më ka bojkotuar,
– heshtja ime të jetë mendim, studim,
– fjala ime të jetë dhikër,
-shikimi im të jetë mësim
I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat”, ndaj le t’i shpeshtojmë salavatet në netët e zgjedhura dhe këto ditë ndërsa kemi më tepër kohë për reflektim.
(Lutfi Muharemi)