A e di vetëm All-llahu xh.sh. gjininë e fëmijës në mitrën e nënës?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Pyetja:

Kur’ani thotë se vetëm All-llahu e di gjininë e fëmijës në mitrën e nënës, mirëpo sot ka përparuar shkenca dhe ne shumë lehtë mund ta përcaktojmë gjininë e tij në mitër përmes ultrazërit. A nuk është ky ajet Kur’anor në kundërshtim me shkencën mjekësore?

Përgjigjja:

All-llahu xh.sh. është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. All-llahu xh.sh. i ka dhuruar njerëzimit dije mbi gjëra të caktuara. Mirëpo All-llahu xh.sh. ka dije mbi të dukshmen dhe të padukshmen.

  1. Dija e All-llahut xh.sh. përfshinë çdo gjë

Shumë njerëz besojnë se Kur’ani deklaron se vetëm All-llahu xh.sh. di mbi gjininë e fëmijës në mitrën e nënës. Kur’ani Fisnik thotë:

“S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë Kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka në mitra (të nënave) …” (Kur’an, Lukman: 34)

Një mesazh i ngjashëm jepët në ajetin vijues:  

“All-llahu e di se ç’bart çdo grua, dhe (e di) çka pakësojnë e çka shtojnë mitrat. Tek Ai çdo send është me masë të caktuar.” (Kur’an, Er-Ra’d: 8)

  1. Gjinia mund të përcaktohet (dihet) përmes Ultrazërit

Sot shkenca ka përparuar dhe ne lehtësisht mund të dimë gjininë e fëmijës në mitrën e një shtatëzëne, duke përdorur ultrazërin.

  1. Fjala ‘gjini’ nuk përmendet në ajetin e Kur’anit

Është e vërtetë se shumë përkthime dhe komentime të këtij ajeti të Kur’anit Fisnik thonë se vetëm All-llahu xh.sh. e di gjininë e fëmijës në mitrën e nënës. Nëse ju e lexoni tekstin origjinal (në gjuhën arabe) të këtij ajeti, aty nuk ekziston asnjë fjalë arabe që korrespondon me fjalën angleze ‘gjini’ pra ‘sex’ (këtu mund të shtojmë se ne nuk mund të gjejmë asnjë fjalë që korrespondon as me fjalën shqipe ‘gjini’, nëse e përkthejmë drejrpërdrejt në gjuhën shqipe – sh.p.). Në fakt Kur’ani thotë se vetëm  All-llahu xh.sh. e di se çfarë ka në mitra. Shumë komentatorë e kanë keqkuptuar atë, në kuptimin se vetëm All-llahu xh.sh. e di gjininë e fëmijës në mitër, gjë e cila është gabim.

  1. Askush përveç All-llahut xh.sh. nuk mund ta përcaktojë (të di) natyrën e fëmijës

Ky ajet nuk i referohet gjinisë së fëmijës në mitër, por i referohet asaj se si do të jetë fëmija në mitrën e nënës. Si do të jetë natyra e tij. A do të jetë bekim apo bela për prindërit e tij. A do të jetë mirësi apo fatkeqësi për shoqërinë. A do të jetë i mirë apo    i keq. A do të shkojë në Xhennet (Parajsë) apo Xhehennem (Ferr). E tërë dija mbi të gjitha këto gjëra gjendet vetëm tek All-llahu i Gjithdijshëm. Asnjë shkencëtar në botë, ska rëndësi se sa e avancuar është pajisja, teknika e aparatura e tij, asnjëherë nuk do të jetë në gjendje që t’i di me saktësi këto gjëra rreth fëmijës në mitrën e nënës.

Burimi: www.irf.net

Shqipëroi: Daim Abazi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-