Opoja.net

A lejohet të betohemi në fëmijë?

Pyetja:

A është gjynah të betohemi në fëmijë?

58
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

***

Përgjigja:

Nuk lejohet të betohemi në askënd tjetër pos në Allahun. Pejgamberi, ﷺ ka thënë: “Kush betohet në dikë tjetër pos Allahut veçse ka mohuar islamin ose i ka shoqëruar Allahut diç në adhurim.” [1]
Dhe ka thënë: “Kush betohet, le të betohet vetëm në Allahun ose le të heshtë!” [2]

Ibn Uthejmini, thotë: “Ai që betohet në diçka tjetër pos Allahut, nëse beson që ai ka vend sikurse Allahu, atëherë ai është politeist dhe i dalë nga feja nëpërmjet këtij lloj shirku! Por, nëse nuk e beson këtë gjë, porse atë në të cilin betohet e çmon deri në atë masë saqë e bën të betohet në të por pa e konsideruar atë në ndonjë formë sikurse Allahun, atëherë ai ka bërë shirk të vogël.” [3]

(V.P.) Shirku i vogën është mëkat prej mëkateve të mëdha!
Allahu e di më së miri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

———————
[1] Tirmidhiu nr. 1535
[2] Buhariu nr. 2679
[3] (Mexhmu’ul-Fetau 2)

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto