Bukuria e pjekurisë

Opoja.net Opoja.net Artikuj

“Vetmia ime nuk varet nga prania ose mungesa e njerëzve; përkundrazi, nuk më pëlqejnë ata që ma vjedhin vetminë time pa më ofruar shoqëri të vërtetë.” Niçe

Gjatë kohë nuk kam lexuar diçka që më përshkruan më mirë! Me kalimin e kohës, shumë tmerrohem për kalimin e kohës në biseda dhe shoqëri të kota, pa qëllim…

Ndjenja e vetmisë së vërtetë midis njerëzve me të cilët nuk ndani interesa të përbashkët është shumë më e fortë se çdo ndjenjë e vetmisë. Në çaste të tilla, në të vërtetë ju dëshironi të ikni në vetmi.

Unë mendoj se ajo është pjekuri kur i zgjidhni njerëzit dhe bisedat që janë të këndshme për zemrën dhe shpirtin, kur me dikë preferoni të heshtni, sepse e dini që e kuptoni mirë njëri-tjetrin më mirë sesa ndjenja e diskutimeve apo sqarimeve disa orë…

Pjekuri është kur më shumë preferoni të jeni vetëm, sesa me shumicën e njerëzve, kur më shumë ju kënaq ta takoni të njëjtin person pesë herë me radhë, sesa pesë individë të ndryshëm që me të vërtetë nuk janë shoqëria e juaj, ose kur ikni nga njerëzit në heshtje.

Pjekuri është kur mëson të dallosh se kush ju pasuron me çdo takim, apo me kë të shkon biseda rrjedhshëm, kush të kupton edhe pa shumë fjalë.

Gjithçka tjetër është vuajtje!

Pejgamberi salAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Dallimi mes shokut të mirë dhe shokut të keq është si dallimi mes shitësit të parfumeve dhe farkëtarit. Tek shitësi i parfumeve ose blen erë të mirë, ose së paku, kur të largohesh prej dyqanit të tij do të dalësh me aromë të mirë. Ndërsa kur shkon tek punishtja e farkëtarit ose mund të të digjen rrobat, ose kur të largohesh prej aty do të dalësh duke të marrë rrobat erë të keqe.” (sh.p.)

Autore: Hana Harbić-Mušić
Përkthim: Lutfi Muaremi

[Islampress.ch]

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-