Çka nëse ky është ramazani juaj i fundit? Sa jeni të përgatitur për ramazan?

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Deri në ramazan ka mbetur vetëm edhe një javë

Nëse rutina juaj e gjumit, namazit, marrjes së ushqimit, menaxhimit të kohës, zakoneve shoqërore etj. nuk është “në vendin e vet”, atëherë është koha që të ngriheni nga karriga / krevati / telefoni dhe të bëheni musliman i vërtetë!

Po, të gjitha i dëgjuat dhe lexuat:

Ramazani është muaji i mëshirës së pakufizuar, i begatisë dhe shpërblimit, aq shumë mund të fitohen për kaq pak kohë. Gjatë kësaj kohe me shumë shpërqendrime të ndryshme, shumë gjëra mund dhe duhet të bëhen!

Këtë vit, ramazani po vjen në periudhën kur vera është në kulmin e saj, dhe ju keni detyrime, punë, rutina të përditshme, fëmijët, thjesht nuk dini se nga të filloni. Më me dëshirë do të ktheheshit përsëri në krevat / karrige, e të ngjashme.

Që nga java e kaluar, në internet mund të gjeni lajme të ndryshme për raste të vdekjeve, shumica e të cilëve janë të rinj dhe të reja. Burra të rinj dhe gra të reja, që nuk do ta presin këtë ramazan. Njerëz për cilët ramazani i kaluar ishte i fundit në jetën e tyre – kurse tani ata janë në një vend, nga i cili nuk ka kthim, në një vend, i cili nuk ofron një shans të dytë. Allahu i mëshiroftë ata!

A vetëm unë, apo edhe ju – a po vëreni se në prag të ramazanit dhe gjatë ramazanit, po ndodhin numër më i madh i vdekjeve sesa zakonisht? Mendoni…

Mundësitë për t’u përgatitur për takimin me Allahun e Plotfuqishëm, çdo ditë po bëhen gjithnjë e më të vogla.

E vetmja gjë që ka rëndësi në çdo moment të jetës suaj, pavarësisht se kush jeni, çka jeni dhe çka bëni, është se sa jeni të gatshëm për takimin me Të.

Çka nëse ky është ramazani juaj i fundit?

Çka nëse ky është shansi juaj i fundit për t’u përgatitur për ramazanin tuaj të fundit?

Me këtë në mendje, lexues të dashur, le të hyjmë në këtë ramazan me qëllime të sinqerta, me synime të qarta dhe me plane solide. Kurrë nuk është vonë për të filluar!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-