Djathi i Sharrit dominon në Panairin Dimëror në Prishtinë

Opoja.net Opoja.net Opoja

Panairi Dimëror u hap dje në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë. Pjesëmarrëse në këtë panair është edhe Qumështorja “Sharri” nga fshati Kuk i Opojës së Dragashit.

Komuna e Prishtinës është tradicionalisht nikoqire e këtij panairi, i cili organizohet nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim dhe mbështetet nga Komisioni Evropian.

“Kemi arritur për të marrë pjesë në këtë panair, kemi shitur deri 50 konta me djath Sharri, vetëm gjatë një ore, po e shohim se ka interesim shumë të madhë dhe se është dominues nga produktet tjera” ka thënë njëri nga shitesit e qumështorës “Sharri”.

Ata kanë udhetuar nga Opoja e Dragashit për në Prishtinë për të marrë pjesë në Panairin Dimëror, dhe për të prezentuar produktet e tyre mjaft cilësore.

Panairi dimëror do të jetë i hapur për tri ditë dhe në të do të ekspozojnë mallrat e tyre rreth 70 biznese regjionale.


© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-