Egjipti

Linda Guraj Linda Guraj Artikuj

Egjipti eshte vendi ku ndodhet Imam Husejni, r.a., Zejnebja, Nefisja, Sukejna, Rukaja, Hasan Enveri, Ali Zejnul Abidini, Ahmed Derdiri, Sejid Bedeviu, Kinaiu, Shaziliu, Shafiu e shumë të tjerë. Egjpti është një vend i mbushur përplot me pjestarë të familjes profetike (ehli bejt), me sahabë, evlija, dijetarë, kurra e njerëz të mirë, qofshin të gjallë apo të vdekur.

Në Egjipt ka jetuar Idrisi a.s., për të cilin Allahu i Madhëruar ka thënë: “E kemi ngritur në një vend të lartë.” Ka jetuar Jusufi a.s. i cili ju lut Zotit: “Me cakto mua përgjegjës të depove të vendit”. Në Egjipt ka jetuar Musai a.s. dhe për këtë vend Allahu ka thënë në Kuran: “Hyni në Egjipt nëse do Allahu të sigurtë.”

Në Egjipt ndodhet vendi më madhështor pas mekamit te Muhammed Mustafasë a.s. në Medinë dhe Qabesë së Madhëruar në Mekë, pra, është lugina e shenjtë Tuva (Turi Sinaja), i vetmi vend në Tokë që Allahu ka bërë texheli (i është shfaqur kodrës).

Në Egjipt gjendet Az’hari, qendra e diturisë.

Ky është Egjipti, Toka e Allahut. Allahu i Madhërishëm ka dashur që krijesa më e mirë e Tij, Hazreti Muhammed Mustafaja ta ketë prejardhjen nga një egjiptiane, të martohet me egjiptiane dhe të ketë fëmijë me egjiptiane. Gjyshja e zotëriut tonë, Hazreti Muhammedit, s.a.v.s., ishte Haxherja, gruaja e Ibrahimit a.s., nëna e Ismailit a.s.

Kur Mesihu, Isai a.s. ndodhej në vështirësi, erdhi në Egjipt, kërkoi siguri dhe gjeti siguri.

Ky është Egjipti..

Shejh Imad Derdir
Nga arabishtja: Enes Koshi

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-