Goditet nga rrufeja aeroplani që po barte pasagjerë nga Zvicra për në Prishtinë

Opoja.net Opoja.net Diaspora

Një aeroplan i kompanisë “GP Aviation” raportohet se është goditur dje nga rrufeja në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ky aeroplan po barte pasagjer nga Baseli i Zvicrës për në kryeqytetin Prishtinë.

Lidhur me këtë Demokracia.com ka kontaktuar me zëdhënësen e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

Gara ka thënë për Demokracia.com se fluturimi që ka arritur dje në Prishtinë me kompaninë “GP Aviation” për shkaqe teknike nuk është realizuar në kthim.

“Fluturimi që ka arritur dje në Prishtinë me kompaninë “GP Aviation” për shkaqe teknike nuk është realizuar në kthim. Për detaje shtesë ju lutem kontaktoni kompaninë ajrore”, ka thënë Gara.

Fluturimi ishte realizuar në 16:30 të pasdites të së mërkurës.

Demokracia ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-