KOHË TË ÇUDITSHME

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Kohë të çuditshme! Prindërit dhe nënat kujdesen për veshjen dhe ushqimin e fëmijëve dhe e harrojnë mbjelljen e vlerave dhe të moralit. Kohë të çuditshme! Punëtorët nuk janë të sinqertë në punët e tyre, me pretekst se pagat i kanë të ulëta dhe harruan se Allahu i bekon në furnizim hallall dhe e shkatërron haramin. Kohë të çuditshme! Të rinjtë dhe të rejat kalojnë orë të tëra në ecje nëpër tregje e dëfrim dhe lodhen në rekatin e parë në namaz.

Kohë të çuditshme! Të rinjtë dhe të rejat dëgjojnë muzikë me gjoks të zgjeruar, kurse, kur e dëgjojnë Kuranin u shtrëngohen gjokset dhe nuk e kuptojnë se hallalli nuk përzihet me haram. Kohë të çuditshme!E blejmë atë që e duam dhe e do epshi me qindra, kurse kur e shohim kutinë e lëmoshës, hulumtojmë mos po gjejmë ndonjë para të hekurit, e ta hedhim në kuti dhe krenohemi me atë që e kemi bërë. Kohë të çuditshme! E kurdisim alarmin që të mos vonohemi për në punë dhe e harrojmë takimin me Allahun në namazin e sabahut dhe të gjithë e dimë se ka mundësi ta programojmë alarmin edhe për namaz, po edhe për punë.

Kohë të çuditshme! E shajmë njëri-tjetrin, flasim për nderin e krijesave të Allahut dhe harrojmë se i kemi melaqet me vete që i shënojnë veprat. Kohë të çuditshme! Burrat i shohin gratë dhe vajzat e tyre se si vishen dhe i shfaqin bukuritë e tyre, nuk xhelozojnë dhe nuk mërziten fare, me pretekst se ata janë të kuptueshëm dhe të civilizuar.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-