Largoje pikëllimin me sexhde

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Shejh Albani ka thënë: Dije se, sa i përket çështjeve të kësaj
bote, të pavarur do të bëjnë: Kurani, një shtëpi modeste, pak pasuri, një gotë
ujë, një copë bukë dhe ca rroba të pastra.

Tërheqja dhe vetmia është sfera e të menduarit dhe ideve, ndërsa
shërimi i vërtetë gjendet në ‘barnatoren’ e dhikrit.

Nëse gdhihesh i bindur ndaj Zotit tënd, i pasur me zemrën tënde, i
sigurt për jetën tënde, i kënaqur me furnizimin që të ka dhënë Allahu, ti e ke arritur
lumturinë, zotërillëkun dhe fuqinë.

Dije se kjo botë është mashtrim dhe nuk vlen për asnjë orë brengosje,
andaj bëje atë mjet bindjeje dhe afrimi ndaj Allahut.

– A do të vajtosh për botën kalimtare, a i ke harruar frytet e xhenetit,
që do të jenë afër sa t’i kap me dorë?!


– A do të ndjesh ankth në shpirtin tënd, kur Zoti yt është Allahu, a do të qash,
kur Allahu është i mjaftueshëm për ty?!

Dije se hidhërimi largohet vetëm me një sexhde, ndërsa lumturia
vjen me lutje.

Shëndeti nëse zgjat, vlera e tij harrohet, ndërsa kur humbet,
atëherë njeriu e kupton se çka ka humbur. Prandaj, vazhdimisht falënderoje Allahun
për begatitë.

Dije se qëndrimi ulur pas dhënies selam, pas faljes së namazit
farz, është momenti më i lavdishëm i zbritjes së mëshirës së Allahut, prandaj
mos nxito të ngrihesh dhe të largohesh nga vendi ku je falur.

Bën istigfar, lavdëroje Allahun, lexoje Ajetul-kursinë dhe mos
harro se ti në atë moment je musafir i Allahut të Mëshirshëm.

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kur të përfundosh, (vetëm) te
Zoti yt syno (drejtohu)!”
(el-Inshirah,
8)

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-