Bariu i deleve, u befasua kur një makinë e re qëndroi para tufës së deleve dhe që andej doli një i ri i veshur mirë.
I riu, pa e përshëndetur fare i tha:”Sikur ta gjej sa është numri i deleve të tua, a ma fal njërën?
Bariu u çudit dhe aty për aty iu përgjigj:”Po more. Nëse e gjen sa dele janë këtu, hallall e ke një prej tyre.”
Menjëherë, i riu hyri në makinë, hapi laptopin, u lidh me Nasa-n, lokalizoi vendin nëpërmjet satelitit, i shkarkoi të dhënat në exel dhe për disa minuta, mori një raport të detajuar. Pastaj, zbriti nga manika dhe i tha bariut:”Ju keni 1647 kokë.”
Bariu mbeti pa fjalë nga përgjigja e saktë. “Urdhëro, merr delen me të mirë që sheh!” i tha ai.
Djali u drejtua nga tufa dhe pasi zgjodhi një dash të mirë, e futi në makinë nga dera e pasme.
Para se të largohej, bariu i tha:”Ta gëzosh dashin, por para se të ikësh, a ti hyj dhe unë kësaj valleje?”
“Çfarë do të bësh?” pyeti i riu.
“Po ja, nëse e gjej se çfarë pune bën ti, dmth cili është profesioni yt, a ma kthen sërish dashin?” i tha bariu.
I riu pranoi dhe bariu pa vonuar i tha:”Ti je këshilltar.”
I riu u çudit nga intuita e bariut dhe i tha:”Bravo, e gjete. Por, a më thua si e kuptove?”
Bariu:”E thjeshtë fare. E para, erdhe dhe qëndrove para tufës time, pa ta kërkuar kush.
E dyta, ndërhyre në punën dhe zanatin tim, pa pasur njohuritë përkatëse.
E treta, bëre çmos për tu shpërblyer për punën tënde, për t’iu përgjigjur një pyetje të thjeshtë dhe të panevojshme, të cilën ti vetë e shtrove. Ti nuk e dije përgjigjen e saj, ndërkohë që unë e dija paraprakisht!
Këto janë cilësitë e shumicës së këshilltarëve.
Megjithatë, tani të lutem nxirrma qenin që ke futur në makinë, se nuk është dash!
Përzgjodhi: Miftar Ajdini
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.