Këngëtarja e mirënjohur me origjinë nga fshati Bresanë, Ymrije Beqaj, me repertoarin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, ka arritur të prezentojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të kulturës opojane, të cilat ruhen edhe sot në fonotekat e Radio Televizionit të Kosovës.
Ymrija edhe gjatë punës së saj si mësuese në ShFMU “Dardania” në Prishtinë, ka edukuar e arsimuar disa breza të nxënësëve të cilët krenohen që e kanë pasur mësuese!
Shkruar nga Demir Reshiti. /Opoja.net/
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.