MBAJENI MEND KËTË EMËR !
I riu I lindur në fshatin Brezne të Sharrit, vijonë studimet në Akademinë e Artëve, drejtimi kamerë ngase në këtë fushë Zyber Krasniqi ka një përvojë të madhe profesionale.
Karrierën e tij, e nis herët në industrinë e filmike. Ai është producent i dy filmave, me të cilet ka prezantuar më shumë sukses në festivale të ndryshme evropiane, si në Gjermani, France, Zvicër, Austri dhe Itali.
Të bisedosh me Zyber Samet Krasniqin është një kënaqësi e veçantë. Ai është një bashkëbisedues korrekt, i sinqertë, i hareshëm dhe mbi të gjitha mjaft i këndshëm. Megjithatë, për vete sikur nuk ka dëshirë të flasë. “Për mua dhe punën time duhet të flasin të tjerët, ndërkaq mua më mbetet vetëm që të punojë, të mos ndalem dhe të krijojë vepra të mira”, thotë ai me një vendosmëri të theksuar.
Çka është arti filmik për Zyber Krasniqin?
Përgjigjja e tij në këtë pyetje është mjaft e thuktë : – Arti filmik për mua është jetë. Në këtë mënyrë ai e vlerëson artin filmik, të cilit i është përkushtuar me tërë qenien e tij. Është e qartë se për te jeta pa artin filmik nuk do të ishte kuptimplote. Do të ishte e zbrazët, nënvizon ai saherë që flitet për filmin dhe fotografinë. Ndonëse është fotograf, producent dhe aktor, atij më tepër i flenë në zemër nocioni “artist”. Dhe kështu i pëlqen që ta quajnë.
Ndërkaq, i pyetur se a është vështirë të merresh me disa arte dhe sa e pengojnë ato njëra-tjetrën, Zyberi pa u hamendur konstaton se për të kjo nuk është aspak e vështirë. Sipas tij artet si ai i fotografit, kameramanit, aktorit ose producentit filmik sikur e plotësojnë njëri tjetrën. “Mendoj se kur njeriu e donë një punë dhe mund të jetojë nga ajo, atëherë kjo punë assesi nuk mund të jetë e vështirë.
Shkruan: Muharrem Qafleshi
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.